Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Diplomat dhe tregu i punës, pagat më të larta në aktivitete financiare, më të ulëtat në bujqësi

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2020, 16:50 | Ekonomi
Diplomat dhe tregu i punës, pagat më të larta në aktivitete

Ndërkaq të ardhurat janë arsyeja kryesore që i shtyn të rinjtë të përzgjedhin degën se ku duan të diplomohen.

Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se pagat më të larta janë në sektorin financiar, që korrespondon edhe me numrin më të lartë të të diplomuarve.

Në aktivitetet financiare paga mesatare është 107.702 lekë. Sektori i dytë me pagën mesatare më të lartë është teknologjia e informacionit me rreth 80 mijë lekë, pasuar nga administrata me një pagë mesatare prej 63 mijë lekësh.

Sipas INSTAT-it, paga mesatare më e ulët është në sektorin e bujqësisë me rreth 37 mijë lekë, pasuar nga tregtia e transporti me një pagë mesatare rreth 39 mijë lekë në muaj.

A2 CNN Livestream

Dita jonë