Edukatoret me Covid, mbyllen 2 kopshte në Vlorë e Orikum

Untitled collage 2020 11 02T110305.853 1100x620

Një kopsht, në qytetin e Vlorës, është mbyllur, këtë të hënë, pasi një prej edukatoreve të tij ka rezultuar e infektuar me koronavirus.

Tashmë, kopshti nr.10 i qytetit bregdetar do të qëndrojë i mbyllur deri në momentin e daljes së përgjigjes së tamponëve për pjesën tjetër të stafit.

Po kështu, nga ISHSH e Vlorës është mbyllur edhe kopshti në Orikum pasi 4 nga 5 punonjëset e tij kanë rezultuar pozitive me Covid-19.