Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Italia i reziston izolimit, Conte prezanton kufizimet e reja më të ashpra

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2020, 17:03 | Bota
Italia i reziston izolimit, Conte prezanton kufizimet e reja më të

Italia ashpërson më tej kufizimet ndërsa i shpëton edhe njëherë rivendosjes së izolimit kombëtar. Kryeministri, Giuseppe Conte, gjatë një adresimi në parlament, tha se masat janë të nevojshme për të frenuar përhapjen e Covid-19, që ka arritur në nivele tepër të larta.

“Për fat të keq muzetë dhe ekspozitat do të mbyllen. Do të reduktojmë deri në 50% kapacitetin e të gjithë transportit publik dhe po shqyrtojmë kufizimin e lëvizjes së qytetarëve dhe nga rajonet me një nivel të lartë rreziku, përveçse në rastet e udhëtimeve për arsye pune, shëndetësore dhe edukimi. Po planifikojmë të reduktojmë qarkullimin e njerëzve natën vonë, gjithashtu me përjashtim të rasteve kur ato bëhen për arsye pune, shëndetësore apo arsimore. Por shohim dhe mundësinë që shkollat e mesme të kalojnë online, me shpresën që kjo të jetë një masë e përkohshme”, deklaroi kryeministri Conte.

A2 CNN Livestream

Dita jonë