Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

“Jo mësim online”, studentët në protestë në ditën e parë të vitit të ri akademik

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2020, 11:17 | Aktualitet

Sot, nis viti akademik, por studentët nuk do të ulen në auditorë, pas vendimit të marrë për shkak të pandemisë. Megjithatë, dita e parë nisi me protesta nga studentët ndaj këtij vendimi.

Ata u mblodhën pranë Ministrisë së Arsimit. Me thirrje e banderola në duart, ata bënë thirrje për të mos e zhvilluar mësimin online.

https://a2news.com/2020/11/02/mesim-online-ne-universitete-ish-ministri-i-arsimit-diskriminohen-studentet-e-varfer-procesi-eshte-i-pasigurt/

Ata pretendojnë se nuk kanë pasur kohën e mjaftueshme për t’u përgatitur për të zhvilluar mësimin online si dhe për t’u larguar nga konviktet apo shtëpitë me qira që kanë marrë në Tiranë. Sipas tyre, vendimi ka qenë i vonuar. Ata shprehen se gjatë sezonit të verës kanë pasur vështirësi në dhënien e provimeve dhe kjo është pasqyruar edhe te notat e marra gjatë atij sezoni.

https://a2news.com/video/viti-i-ri-akademik-mesimi-online-nga-studentet-dhe-parashikimet-buxhetore-per-arsimin/

Po ashtu, mësimi online kundërshtohet edhe për shkak të kostos. Ata kanë paguar detyrimet në konvikte apo në banesat me qira dhe u duhet që të përshtaten me mësimin online. Nga konviktet është premtuar se pagesa e nëntorit do të kompensohet në muajin dhjetor, por studentët druajnë se të njëjtin fakt mund ta bëjnë edhe pronarët e banesave me qira.

https://a2news.com/2020/11/02/protestat-e-studenteve-kushi-te-tregohemi-me-fleksibel-perballe-situates/
https://youtu.be/jcXCPXaokog

A2 CNN Livestream

Dita jonë