Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Liderët europianë reagojnë për sulmin në Vjenë: Jemi të gjithë me Austrinë

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2020, 23:56 | Bota
Liderët europianë reagojnë për sulmin në Vjenë:

Janë të shumta reagimet e liderëve europianë dhe jo vetëm për sulmin terrorist në Vjenë.

Presidenti francez Emmanuel Macron ka shprehur afërsinë e tij me Austrinë, duke shtuar se “kjo është Europa jonë. Armiqtë tonë duhet të kuptojnë se kush jemi. Nuk do të dorëzohemi kurrë. Pas Francës, një tjetër vend mik është i sulmuar”.

Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel foli për “një akt burracak, që cenon vlerat njerëzore. Jemi të gjithë me Austrinë”.

https://twitter.com/ilirmetazyrtar/status/1323390220826542085

Edhe presidenti shqiptar Ilir Meta ka shprehur ngushëllimin e tij për ngjarjet austriake. “Një akt që lë pa fjalë nga Vjena. Mendimet tona shkojnë për familjet dhe viktimat e Vjenës. Qëndrojmë krahas Austrisë dhe aleatët ndërkombëtarë në luftën kundër terrorizmit”.

https://a2news.com/2020/11/02/sulmi-me-arme-ne-vjene-mediat-austriake-7-viktima-dhe-4-te-plagosur/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani