Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Manastirliu: Buxheti 2021, buxhet që mbështet mjekët si asnjëherë më parë

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2020, 15:16 | Sociale
Manastirliu: Buxheti 2021, buxhet që mbështet mjekët si

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka marrë pjesë në prezantimin e projektbuxhetit për sektorët e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale për vitin 2021. Në fjalën e saj, Manastirliu ka deklaruar se buxheti i 2021 është financimi publik më i madh për Shëndetësinë.

“Me buxhetin e 2021 do të ketë një rritje në 40% të pagave të mjekëve dhe infermierëve dhe si asnjëherë më parë ky buxhet mbështet mjekët dhe infermierët”,  tha Manastirliu.

“Do të vijohet me ndërtimin e maternitetit të ri të Beratit, Lezhës, Kukësit. Gjithashtu, me hapjen e kantiereve të reja për rikonstruksionin e pediatrisë në spitalin e Elbasanit, për rikonstruksionin dhe rindërtimin e Maternitetit Mbretëresha Geraldinë, për rikonstruksionin e Qendrës Kombëtare të Mirërritjes, Zhvillimit dhe Rehabilitimit të Fëmijëve në Tiranë, rikonstruksionin e kirurgjisë dhe urgjencës në spitalin rajonal Shkodër, rikonstruksionin e sallave të lindjes, repartit të neonatologjisë dhe repartit të urgjencë – pranimit dhe pajisje mjekësore në Maternitetin Koço Gliozheni, rikonstruksioni i godinës së spitalit Prrenjas dhe pajisjen për Spitalin e ri të Sëmundjeve të Brendshme dhe Spitalin e ri të Pediatrisë në QSUT”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se projektbuxheti i sektorit të mbrojtjes sociale për vitin 2021 kemi parashikuar 25,479,260 mijë lekë për familje, individë në nevojë që përfitojnë nga skema e Ndihmës Ekonomike, për personat me aftësi të kufizuar dhe kujdestarët e tyre. Manastirliu u shpreh se vetëm për shpenzimet për Programin e Bonusit të Bebes, për vitin 2021 janë parashikuar në vlerën 2 miliardë lekë.

“Në total për programin e NE parashikohen 4,634,460 mijë lekë për vitin 2021. Përfitimet e aftësisë së kufizuar do të rishikohen dhe do të mundësohet mbështetja me pagesa më të larta të atyre individëve më aftësi të kufizuar që kanë një gjendje shëndetësore më të rënduar dhe që kanë më shumë barriera për t'u përfshirë në jetën shoqërore. Në total, për pagesën e aftësisë së kufizuar për vitin 2021 janë parashikuar 16 miliardë e 501 milionë e 635 mijë lekë (2021) për 172 mijë përfitues”, theksoi Manastirliu.

Buxheti 2021 për shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale parashikohet të jetë 81 miliardë e 836 milionë e 605 mijë lekë dhe krahasuar me buxhetin e vitit 2020 për vitin 2021 parashikohet një rritje me 7.5% ose në vlerë absolute në vlerën 5.7 miliardë lekë në buxhetin e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale.

Vetëm për shëndetësinë buxheti ka pësuar një rritje me 8.25% krahasuar me 2020 ose një rritje prej 55.36% krahasuar me 2013.

Buxheti për vitin 2021 financon në sektorin e shëndetësisë, mbulimin universal për kontrollin bazë mjekësor për grupmoshën 35 – 70 vjeç, programin kombëtar të depistimit të kancerit të qafës së mitrës, programin kombëtar të depistimit të kancerit të gjirit,vaksinimi, vizitat te mjeku i familjes, rimbursimin e barnave, vizitat dhe ekzaminimet tek mjeku specialist për të gjithë popullsinë rezidente në vend. Buxheti i 2021 siguron mbulimin në masën 100% të pacientëve që kryejnë ndërhyrje kirugjikale falë 12 paketave shëndetësore, depistimin e dëgjimit neonatal, finacnimin e shërbimit të urgjencës mjekësore 36 autoambulanca të reja, vijimin e Programit Kombëtar për rehabilitimin e 300 qendrave shëndetësore.

A2 CNN Livestream

Dita jonë