Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

“Mbreti i Salsiçes” vritet me shigjetë

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2020, 21:36 | Bota

Disa persona të maskuar kanë vrarë me shigjetë një biznesmen që në Rusi njihej si “Mbreti i Salsiçes”. Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e tij në Moskë.

Viktima Vladimir Marugov, i cili ishte pronar i disa fabrikave të mëdha që procesonin mish, ishte në sauna me bashkëshorten e tij kur u sulmua, bëjnë me dije mediat vendase.

Sipas hetuesve, disa burra të maskuar hynë në sauna, lidhën pronarin e shtëpisë dhe bashkëshorten e tij, dhe kërkuan para. Bashkëshortja arriti të largohej nga dritarja dhe njoftoi policinë, që gjeti biznesmenin të vdekur dhe shigjetën me të cilën u godit.

“RIA Novosti” raporton se një i dyshuar është shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje.

A2 CNN Livestream

Dita jonë