Mbrojtësi i Realit me Covid-19, një ditë para ndeshjes me Interin

ader militaooo 1100x620

Pas lajmeve të një dite më parë për një rast me koronavirus në radhët e Realit të Madridit, ka ardhur edhe reagimi i klubit spanjoll.

Reali i Madridit ka konfirmuar se Eder Militao ka rezultuar pozitiv me koronavirus, ndërsa ka konfirmuar se të gjithë tamponët e tjerë kanë rezultuar negativë.

Megjithatë, ky lajm ka ngjallur shqetësim brenda klubit, duke qenë se ditën e martë do të luajë ndaj Interit në Champions League. Kjo ndeshje është mjaft e rëndësishme për skuadrën e Zidane, duke qenë se pas dy takimeve të para në grupe ka arritur të marrë vetëm një pikë.

Mbrojtësi është asimptomatik dhe është vendosur menjëherë në izolim.