Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Me tatuazh në fytyrë, një ministre aspak e zakonshme

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2020, 15:43 | Lifestyle

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern ka zbuluar sot kabinetin e saj, ku në të bën pjesë edhe një ministër me një tatuazh Maori në fytyrë.

Nanaia Mahuta ka në mjekër një moko kauae, tatuazh tradicional femëror, që e ka bërë në vitin 2016. Deputetja në atë kohë shpjegoi se e bëri këtë tatuazh për të nderuar paraardhësit e saj dhe për të hequr paragjykimet mbi kulturën Maori, të cilën shumë zelandezë e lidhin me krimin dhe bandat.

Ardern fitoi zgjedhjet për të marrë një mandat të dytë, duke theksuar se prioritetet e saj do të jenë përgjigjja ndaj Covid-19 dhe rijetësimi i ekonomisë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë