Mediat britanike: Princi William mbajti sekret infektimin me koronavirus

1 2 1100x620

Princi William, i dyti në radhë për fronin britanik, ka rezultuar pozitiv për koronavirus, por nuk e ka ndarë lajmin me publikun, sipas “BBC” e cila citon burime të pallatit mbretëror.

Gazeta “The Sun” ishte e para që bëri publike historinë duke raportuar se Princi William bëri një pushim shtatë ditor nga detyrat e tij. Konkretisht, nga data 9 deri më 16 prill, kur inaguroi spitalin Nightingale në Birmingham përmes një video online.

Princi Charles, babai i William dhe trashëgimtari i parë i fronit britanik, doli pozitiv për koronavirus në fund të marsit dhe u izolua në Skoci për një javë.

Shoqata e Shtypit njoftoi se Pallati Kensington dhe zyra e William, nuk komentuan mbi çështjen kur u kontaktuan të dielën, por gjithashtu nuk e mohuan raportin.