Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Ministria e Shëndetësisë: 9 viktima në 24 orët e fundit nga koronavirusi

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2020, 16:25 | Aktualitet
Ministria e Shëndetësisë: 9 viktima në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar bilancin e pandemisë së COVID-19 për 24 orët e fundit në Shqipëri, ku janë regjistruar 9 viktima dhe 321 raste të reja me koronavirus.

Ndërkohë, të shëruarit janë 121.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ju informojme për situatën në 24 orët e fundit të përhapjes së virusit Sars Cov2, rastet e reja dhe situatën në spitalet Covid.

Aktualisht në 3 spitalet Covid, po trajtohen 328 pacientë, 12 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, ne 24 oret e fundit, kanë humbur jetën 9 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në 2 spitalet Covid:
Një 44 vjeçar, një 70 vjeçar, 71 vjeçar, 78 vjeçar, dhe dy qytetare 84 vjeçare nga Tirana,
67 vjeçar nga Mallakastra,
74 vjeçar dhe 82 vjeçar nga Korça, me sëmundje bashkëshoqëruese.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1446 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 321 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
173 raste në Tiranë, 22 në Kavajë, nga 12 raste në Korçë, Pogradec, 11 në Fier, 10 në Vlorë, 9 në në Elbasan, nga 7 raste në Shkodër, Lushnje, Gramsh, nga 6 raste në Durrës, Sarandë, nga 4 raste në Berat, Mat, Kuçovë, nga 3 raste në Lezhë, Gjirokastër, Përmet, nga 2 raste në Krujë, Kurbin, Has, Mallakastër, Kamëz, Peqin, Kolonjë, nga 1 rast në Pukë, Mirditë, Delvinë, Dibër.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 121 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11,367 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të mos e ulin vigjilencën për zbatimin e masave antiCOVID, ruani distancën fizike me persona që nuk janë familjarët tuaj, kujdesuni për higjienën personale dhe mbani maskën në ambientet jashtë shtëpise.
Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (2 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore 321
Të shëruar ne 24 orë 121
Të shtruar në spitale 328
Humbje jete në 24 orë 9
Testime ditore 1446

Testime totale 126,692
Raste pozitive 21,523
Raste të shëruara 11,367
Raste Aktive 9,629
Humbje jete 527

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4896
Durrës 879
Fier 731
Korçë 595
Shkodër 539
Lezhë 434
Elbasan 431
Vlorë 397
Berat 287
Kukës 200
Gjirokastër 144
Dibër 96.

A2 CNN Livestream

Dita jonë