Mutacioni i koronavirusit mund të jetë më i rrezikshëm se origjinali

koronavirus 1 1100x620

Versioni i ri i SARS-CoV-2, që sot është dominues në botë, mund të jetë më i rrezikshëm se origjinali, sipas një studimi amerikan, që ka vëzhguar 5000 pacientë në një spital të Teksasit.

Studimi zbuloi se 99,9% e infeksioneve është shkaktuar nga versioni i ri i koronavirusit, që quhet D614G. 

Mendohet se aktualisht, rreth 85% e rasteve me Covid-19 në të gjithë botën janë me variantin e ri të koronavirusit.

Sipas ekspertëve, versioni D614G është shfaqur për herë të parë në Evropë, në shkurt të këtij viti, dhe u përhap shpejt.