Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Ndahet nga jeta Robert Fisk, gazetari që intervistoi Osama bin Laden

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2020, 12:09 | Bota
Ndahet nga jeta Robert Fisk, gazetari që intervistoi Osama bin Laden

Robert Fisk, korrespodenti veteran i Lindjes së Mesme, u nda nga jeta në moshën 74-vjeçare.

Gazetari ndërroi jetë në Dublin, pas një sëmundjeje, raportoi “The Independent”.

Fisk u vlerësua për raportimin e tij në frontin e parë në Lindjen e Mesme, teksa ishte i vendosur në Bejrut për disa dekada.

Por mbi të gjitha, Fisk ishte i njohur për faktin se kishte akses te disa nga udhëheqësit më famëkeq të botës. Ai intervistoi ish-shefin e Al Kaedës, Osama bin Laden, më shumë se një herë, gjatë viteve 1990. Ai gjithashtu u takua një herë me ish-diktatorin, Moammar Gadhafi.

Në vitin 2016, dokumentet e lëshuara nga Zyra Amerikane e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare treguan se Bin Laden veçoi një herë emrin e Fisk, duke rekomanduar bashkëpunëtorët e tij ta telefonin gazetarin për të moderuar një lloj programi të veçantë, që shënonte 10-vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit.

Në vitin 2005, The New York Times e përshkroi atë si " korrespondentin më të famshëm të huaj, në Britani".

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli