Nga Europa në shkrirje të plotë, Luftëtari në mëshirë të fatit

luftetari 1100x620

Luftëtari, ekipi që befasoi për dy sezone dhe që prodhoi mjaft lojtarë cilësorë, pas ndryshimit të presidencës dhe rënies nga elita, praktikisht nuk ekziston më.

Mosparaqitja në ndeshjen e Kupës e konfirmoi se Gjirokastra tashmë nuk ka ekip futbolli. Pas braktisjes së ndeshjes ndaj Elbasanit, Komisioni i Disiplinës në FSHF e ka dënuar Luftëtarin me mospjesëmarrje në sezonin pasardhës të Kupës së Shqipërisë.

Gjithashtu, pjesëmarrja në sezonin e ri të Kategorisë së Parë është në dyshim serioz, duke bërë që ecuria e kampionatit të kompromentohet prej startit.