Nisja e vitit të ri akademik, Basha: Kalimi i mësimit online ishte një pabesi

27 TETOR BASHA KONFERENCE frame 16492 1100x620

Me rastin e fillimit të vitit të ri akademik, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një takim me studentët, i cili ishte organizuar nga një grup studentësh të fakultetit të mjekësisë.

Lideri i opozitës, Basha u njoh me problemet që kanë studentët në këtë fillimviti dhe dënoi vendimin e qeverisë për të kaluar në mësimin online.

Sipas Bashës, studentët u njohën shumë vonë për këtë ndryshim të dhënies së mësimit madje shumë prej tyre kishin shpenzuar shumë për konviktet dhe shtëpitë me qera. Ai kërkoi që për të pamundurit qeveria duhet të shpërndajë dhe tablet falas.

“Studentët nuk u njoftuan në kohë për kalimin e mësimit online. Nuk u mor asnjë masë nga qeveria për këtë kalim të beftë. Ata kanë paguar qiratë e shtëpive dhe kanë lënë punën në qytetet e tyre për të ardhur në shkollë. Kujtohen 3 ditë para, ndërkohë studentët kanë bërë shpenzime për të qëndruar në Tiranë. Vendimi për të kaluar mësimin online, i pabesë dhe me pasoja të mëdha për studentët. Qeveria t’u shpërndajë tablete familjeve për të lehtësuar procesin mësimor online. Studentët shqiptarë, jo të varfër, por të vjedhur. Kam 5 javë që bëj thirrje për subvencionimin e tabletëve për mësimin në distancë”, tha mes të tjerash Basha.