Një ditë para zgjedhjeve, Trump: Gati beteja për mbrojtjen e votës

SINK TRUMP UJDIA NOBELI frame 68 1100x620

Donald Trump u zotua gjatë takimeve të fundit elektorale se nuk ka ndërmend të shpallë fitoren para daljes së rezultateve zyrtare të zgjedhjeve, por gjithashtu premton se është gati për një beteje ligjore për të parandaluar numërimin e votave pas datës zyrtare të zgjedhjeve.

“Do i shkoj deri në fund me avokatët”, tha Trump gjatë tubimit të djeshëm në Pensilvani, një ndër pikat kyçe për votën vendimtare të zgjedhjeve të nesërme në SHBA.

Në këtë shtet, Gjykata e Lartë ka vendosur që numërimi mund të zgjasë edhe tri ditë pas datës zyrtare.

Tashmë, takimet elektorale janë drejt fundit dhe amerikanët do të vendosin me votën e tyre për presidentin e radhës. Interesimi për këto zgjedhje ka qenë tepër i madh saqë mbi 90 milionë persona kanë votuar tashmë.