Persona të armatosur sulmojnë universitetin e Kabulit

Untitled collage 2020 11 02T122009.848 1100x620

Një situatë e rëndë është regjistruar mëngjesin e së hënës në Afganistan, ku persona të armatosur rëndë kanë sulmuar universitetin e Kabulit, ku pritej të hapej panairi i librit iranian.

Sipas ministrit të Brendshëm, Tariq Arian dhjetëra persona kanë mbetur të plagosur, ndërkohë që forcat e sigurisë iu janë përgjigjur agresorëve me zjarr.

Talebanët mohuan menjëherë të kenë lidhje me ngjarjen.

“Nuk e dimë ende nëse kemi të bëjmë me një sulm të koordinuar apo diçka tjetër”, tha ministri.

Nga ministria e Arsimit bëhet me dije se sulmi ka nisur sapo një grup zyrtarësh dhe diplomatësh po hynin në ambientet e universitetit për të marrë pjesë në panairin e librit.

Institucionet arsimore kanë qenë shpesh herë objekt sulmesh në Afganistan. Vitin e kaluar militantët e Shtetit Islamik vranë 24 persona në një shkollë në Kabul.