Procesi i integrimit, kreu i deputetëve të PS i kujton Holandës dokumentin e KE

Taulant Ballaaaa 1100x620

Skepticizmit të qeverisë holandeze, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i përgjigjet me dokumentin zyrtar të KE që, sipas tij, konfirmon se Shqipëria i ka bërë detyrat e saj.

“Presidenca gjermane, e cila përfundon në 31 dhjetor të këtij viti, ka në objektivat e veta mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Sa i përket vlerësimit se Shqipëria i ka plotësuar detyrat e saj apo jo, vlerësimi i vetëm zyrtar është ai i Komisionit Europian, i cili paguhet nga taksapaguesit europianë për të bërë një fotografim korrekt të pritshmërive dhe përmbushjes së parakushteve.

KE ka vlerësuar se Shqipëria i ka përmbushur parakushtet për mbajtjen e konferencës. Kam pasur, bashkë me kolegë të tjerë deputetë, një videokonferencë me parlamentin holandez, ku edhe nga kolegët që morën fjalën kemi marrë vlerësimet për përmbushjen e disa parakushteve deri në momentin që flasim”, u shpreh Taulant Balla.