Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Protestat kundër Macron përfshijnë botën myslimane

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2020, 13:32 | Bota

Është rritur zemërimi në botën myslimane pas deklaratave të presidentit francez Emmanuel Macron në lidhje me përshkrimin e profetit Muhamed.

Më shumë se 2000 persona të veshur me rrobën e bardhë islamike u mblodhën përpara ambasadës franceze në Xhakartë për të treguar zemërimin e tyre. Ata dogjën flamurin e Francës dhe pupacë që përshkruanin presidentin Macron.

Ndërkohë që një protestë u mbajt në Bangladesh, e cila konsiderohet si më e madhja e që pas reagimeve të Macron. Policia flet për 50 mijë pjesëmarrës, por organizatorët thonë që shifrat ishin më të larta.

Protestuesit iu drejtuan ambasadës franceze me thirrje kundër Macron, por forcat e sigurisë i ndaluan t’i afroheshin më shumë ndërtesës.

Macron shkaktoi zemërim në botën myslimane kur tha se Franca nuk do të heqë dorë nga ligjet e saj që lejojnë karikaturat blasfemuese.

A2 CNN Livestream

Dita jonë