Qëllohet për vdekje aktori i njohur amerikan

115176128 gettyimages 176517009 600x338

Vritet me armë zjarri në mes të rrugës në Teksas aktori i njohur amerikan Eddie Hassell.

Ylli 30-vjeçar, i njohur për rolin e tij në filmin e nominuar për çmimin Oscar në 2010, “The Kids Are All Right” u qëllua disa herë jashtë apartamentit të së dashurës së tij në Dallas dhe ndërroi jetë më pas në spital për shkak të plagëve të marra.

Sipas të dhënave paraprake mendohet se Hassell u qëllua gjatë një tentative për grabitjen e makinës, por policia po heton dhe pista të tjera.

Eddie Hassell mbahet mend dhe për rolet e tij në serialin “Surface” dhe atë në filmin biografik për themeluesin e Apple, Steve Jobs.