“Qeveria e ka humbur kontrollin mbi pandeminë”, Basha: Duhet ndihmë për shëndetësinë dhe ekonominë

basha 27 1100x620

Kreu i opozitës, Lulzim Basha vijoi akuzat ndaj qeverisë për mënyrën sesi ajo po menaxhon situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit.

Sipas Bashës, qeveria duhet të heqë dorë nga propaganda dhe të ndërmarrë veprime të shpejta për të ndihmuar shëndetësinë dhe ekonominë e vendit në këtë situatë të vështirë.

“Numri i të sëmurëve nga Covid-19 po rritet përditë, fatalitetet po shtohen dhe kapacitetet shëndetësore po shkojnë drejt kolapsit. Rama ka humbur kontrollin mbi pandeminë, megjithëse vala e dytë ishte paralajmëruar. Po të na kishte dëgjuar, qeveria do kishte marrë masat e duhura.

Në vend të llafeve, sot më shumë se kurrë duhen vendime dhe veprime të shpejta për të rritur testimet dhe fonde për të ndihmuar të sëmurët, shëndetësinë dhe ekonominë. Asgjë nuk është më e çmuar se jeta e njerëzve”, shkruan Basha.