Rekomandimi i virologut gjerman për të shmangur infektimin nga Covid-19

drosten 1100x620

Christian Drosten, virologu më i njohur në Gjermani, dha një rekomandim mbi mënyrën se si duhet të sillemi në pandemi.

Në një intervistë për “Neue Osnabrücker Zeitung”, ai tha: “Më e mira është që të sillemi sikur jemi me Covid-19 dhe të bëjmë të pamundurën për të shmangur që të përhapim sëmundjen. Ose mund të bëjmë të kundërtën: të sillemi sikur të gjithë e kanë virusin dhe ne duhet të mbrojmë veten”.

Sipas Drosten, nuk pritet normalizim i situatës në periudhën afatshkurtër: “Mendoj se vetëm nga vera e ardhshme mund të shohim përmirësim”.