Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Samiti digjital, Rama: Deri në fund të vitit, 95% e shërbimeve online

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2020, 14:25 | Politikë
Samiti digjital, Rama: Deri në fund të vitit, 95% e shërbimeve

Koronavirusi sfidoi shërbimet publike në sportele gjatë pandemisë. Por për kryeministrin Edi Rama, platforma online e-Albania, ishte zgjidhja e duhur, duke i shërbyer qytetarëve me një klikim.

Qëllimi, tha kreu i qeverisë nga samiti digjital me vendet e Ballkanit Perëndimor që u mbajt në Tiranë, është kursimi i kohës dhe parave, duke i çuar të gjitha shërbimet online.

"Jam krenar të them që Shqipëria ka investuar shumë për të kapërcyer në një epokë tjetër sa i takon shërbimeve në internet për qytetarët. 95% e shërbimeve të shtetit do të jenë online dhe pa tarifë. E-albania ka shërbyer sidomos për karantinë për njerëzit që u duheshin leje në kushte e kufizimeve të mëdha, kemi 700 shërbime që përfshijnë 1.5 mln veprime brenda programeve tona”, u shpreh Rama.

Në kontekstin rajonal, Rama i dha merita të veçanta Shengenit ballkanik dhe bashkëpunimit që duhet të kenë vendet që aspirojnë të jenë pjesë e Unionit Europian. Fokusin e ndali te roaming.

"Vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë përqafuar këtë sfidë dhe po punojnë për të pasur në të ardhmen një treg të vetëm brenda rajonit. Nuk ka qenë e lehtë, por sot kemi një dakordësi më të madhe për Shengenin rajonal. Finalizimi i procesit për të hequr tarifat Roaming duhet të jetë pjesë e objektivit tonë dhe diçka që duhet të punojmë fort”, tha Rama.

Ky samit vjen në përputhje të plotë me procesin e Berlinit, dhe Rama shtoi se asgjë nuk është e pamundur për ta kthyer këtë cep të Europës në një qendër të shërbimeve digjitale. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani