Shuhet Gigi Proietti, aktori ndërron jetë në ditën e lindjes

055338299 86d96f4e d7fd 4184 8a9c 24b265e3fb47 600x338

Ndërron jetën në ditën kur do të mbushte 80 vjeç, aktori i njohur italian, Gigi Proietti.

Proietti ishte shtruar në terapi intensive në një klinikë të Romës për probleme kardiake dhe jo për shkaqe të lidhura me koronavirusin.

Mjeshtër i kinemasë, teatrit dhe televizionit, në 50 vite karrierë, Proietti regjistron dhjetëra role në filma madje në disa prej tyre ka qenë dhe regjistror. Edhe pse jo të gjithë e mbajnë mend, Proietti ka dhe 10 albume muzikore si solist dhe ka drejtuar 8 opera lirike.

Në vitin 2010, Gigi Proietti ishte shtruar në spital për probleme me takikardinë.