Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Studentët: Mbyllja e konvikteve, vendim i padrejtë

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2020, 19:14 | Sociale
Studentët: Mbyllja e konvikteve, vendim i padrejtë

Ikja e studentëve nga bujtinat nisi në fundjavë, sepse Komiteti i Ekspertëve vendosi mbylljen e konvikteve. Studimi “online” mbetet alternativa e vetme për studentët.

"Ishte diçka pa plan dhe nuk është gjë e mirë. Duhet të ishin menduar mirë gjërat para se të merrej ky vendim. Nuk jemi dakord me mbylljen e konvikteve", thonë studentët.

Përgatitjet e fundit për largim, studentët i bënë përgjatë fundjavës, ndërsa në hyrjet e bujtinave është afishuar shënimi që i njofton ata se regjistrimet nuk janë ndërprerë dhe pagesat për nëntorin mund të kryhen në dhjetor.

Largimet nga Qyteti Studenti dhe konviktet e tjera tashmë janë bërë realitet, ndërsa vetë studentët, teksa largohen për në qytetet prej nga kanë ardhur, shpresojnë se shumë shpejt do të vijë dita kur ata të rikthehen sërish.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani