Sulm me armë në qendër të Vjenës, disa të plagosur (KUJDES! Pamje të rënda)

vjene 600x338

Disa persona janë plagosur në qendër të Vjenës pas të shtënave me armë.

Ministria e Brendshme bën me dije se njëri nga agresorët është vrarë, ndërsa një tjetër nuk është kapur ende.

Aktualisht, po zhvillohet një operacion i gjerë për arrestimin e tij, ndërkohë që policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin hapësirat publike dhe transportin publik.

Sipas ORF-së, të shtënat kanë nisur pranë një sinagoge të kryeqytetit austriak.