Tajfuni “Goni” shkakton viktima dhe shkatërron qindra shtëpi

Autoritetet në Filipine raportojnë se të paktën 16 persona kanë humbur jetën si pasojë e tajfunit “Goni”, i cili konsiderohet si më i forti i këtij sezoni.

Dëmet janë të pallogaritshme, ndërkohë që autoritetet kanë mundur të rivendosin kontaktet me një ishull të largët që u godit më rëndë.

Bilanci i viktimave pritet të jetë edhe më i rëndë pasi dhjetëra persona janë shpallur të humbur.

Më shumë se 13 mijë shtëpi janë dëmtuar dhe shumë të tjera kanë mbetur pa energji elektrike..

“Goni” është tajfuni i 18 i sezonit në Filipine dhe mendohet të jetë një nga më të fuqishmit që pas “Haiyan” i cili iu mori jetën 6300 personave në vitin 2013.