Tirana Gate 2020, të rinjtë në përpjekje për t’u njohur edhe me guximin për të botuar

Në një shoqëri të varfër, libri është luks. Konsiderohet i shtrenjtë edhe një titull i konfirmuar më herët në gjuhë më të mëdha. Por, çfarë ndodh me ata që shkruajnë në një vend të vogël si Shqipëria, apo ata që janë në fillim të një rrugëtimi nga ku vështirë se do të fitojnë nga blerjet?

Ata që e duan vërtet të shkruarin, vijojnë. Dhe fituesit e festivalit letrar për të rinj e konfirmojnë këtë. Dhe ata fitojnë të drejtën e botimit në një antologji, çka për të rinjtë duket një rrugë drejt sprovimit dhe kritikave të para.

Ndonëse vlerësimet nga juria i kanë marrë.

Festivali letrar ka më shumë se pesë vite rrugëtim dhe që nga viti 2015 numëron rreth 600 përpjekje artistike nga të rinjtë. Kjo garë artistike ka mirëpritur edhe këtë edicion të gjashtë të rinjtë nga Kosova, Maqedonia e Mali i Zi, të cilët këtë vit e kanë ndjekur ceremoninë “online” për shkak të pandemisë.