Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

"Vajza anonime", thriller psikologjik që flet me gjuhën e kinemasë dhe serialeve

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2020, 11:33 | Kulturë
"Vajza anonime", thriller psikologjik që flet me gjuhën e

Grir Hendriks dhe Sara Pekanene janë dy autore amerikane që po shesin shumë nga veprat e tyre. Janë ndër më të shiturat e New York Times.

Të orientuara drejt thrillerit psikologjik këto dy autore kanë tërhequr edhe vëmendjen e kineastëve të cilët kërkojnë t’i blejnë këto vepra për t’i kthyer në skenarë filmash.

Fatmirësisht, edhe lexuesi shqiptarë ka tashmë në dorë veprat e tyre. "Vajza anonime" është vepra e dytë e këtyre autoreve, librat e së cilave aktualisht janë ndër më të shiturit.

E mbërthyer në një rrjetë, sic është interneti sot, Xhesika Farris e gjen veten si një kavie eksperimentale që i duhet të jetojë mes mashtrimeve dhe manipulimeve. Pritet që “Vajza anonime” të mos mbetet thjesht një libër, por të shndërrohet në një serial psikologjik.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani