Yuri Kim: Gazetarët nuk duhet të sulmohen sepse tregojnë faktet

kim 1 1100x620

Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim, bëri thirrje në rrjetet sociale që gazetarët të mos sulmohen apo kërcënohen.

“SHBA mbështet rolin jetik të gazetarëve në të gjithë botën, përfshirë Shqipërinë. Ata janë burim i llogaridhënies dhe informacionit. Ata janë thelbësorë për demokracitë. Ata nuk duhet të sulmohen apo kërcënohen sepse bëjnë pyetje të vështira dhe tregojnë faktet”, shkroi ambasadorja Yuri Kim në Twitter.