43-vjeçarja nga Laçi në kërkim për prostitucion, arrestohet në Delvinë

policia vlore 1100x620

Policia e Delvinës ka vënë në pranga një shtetase e cila ishte shpallur në kërkim kombëtar në lidhje me veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit dhe prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

43-vjeçarja, Ana Qendro, banuese në Kurbin, ishte dënuar nga Gjykata e Apelit Vlorë me 8 vite burg, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”.

Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim, pasi në datën 07.04.2017, shtetasja Xh. D. kishte bërë kallëzim se është shfrytëzuar për prostitucion nga shtetasja Ana Qendro.

Shtetasja Ana Qendro ka qenë e dënuar më parë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja”.