Champions League, Inter përballë Real Madrid, Atalanta sfidon Liverpool

uefa do ta perfundoje champions frame 175 1100x620

Mbrëmja e sotme në Champions ka rezervuar super përballjen Real Madrid-Inter, dy skuadrat që konsiderohen të kualifikuarat e grupit B, por që në fakt momentalisht mbajnë dy vendet e fundit.

Si Real, ashtu dhe Inter, e kanë nisur keq këtë edicion të Champions, ndërsa nuk kanë mundur ende të gjejnë fitoren e parë. Te madrilenët ka pasur edhe frikë që lidhet me koronavirusin, pasi mbrojtësi Militao rezultoi pozitiv një ditë përpara ndeshjes. Rezultati i sotëm do të jetë shumë përcaktues për fatin e këtij grupi.

Pas Real-Inter, sfida më spektakolare e mbrëmjes pritet të jetë ajo mes Atalantës dhe Liverpool. Ish-kampionët e Evropës kanë padyshim cilësi teknike më të mëdha në fushë, por ajo që e bashkon me skuadrën italiane është përqendrimi te loja sulmuese.

Në Bergamo pritet një përballje e fortë, pavarësisht se skuadrat kanë mungesa, kryesisht në krahun e italianëve. Si Atalanta ashtu dhe Liverpool janë të pamposhtura pas dy ndeshjeve të para. Skuadra e Jurgen Klop mban vendin e parë me pikë të plota ndërsa zikaltrit e Gasperinit renditen të dytët me 4 pikë. Kampionët e Bajern të cilët i drejtohen kualifikimit në 1/8 të pashqetësuar, sot do të përballen me Salzburgun e Austrisë fqinje. Në takimet e tjera, Atletiko Madrid do të ndeshet me Lokomotivën e Moskës. Manchester Siti do të presë grekët e Olimpiakos ndërsa skuadra e Ajaks e cila u përball me një shpërthim të Covid-19, ku u infektuan plot 11 lojtarë do të udhëtojë drejt Danimarkës me 17 futbollistë për ndeshjen kundër Midtjylland.