Champions, Monchengladbach shkatërron Shaktarin, barazon Atletico

champions 1100x620

Një javë më parë, Interi i Milanit nuk kishte arritur t’i shënonte, pavarësisht rasteve të shumta. Por sot të njëjtin gabim nuk e bën Borussia Monchengladback, që shkatërron ukrainasit e Shaktar Donetskut në ndeshjen e grupit B të Champions League me rezultatin 0-6.

Gjermanët përfitojnë nga një mbrojte e dobët dhe një ditë aspak të mirë të portierit kundërshtar Trubin dhe kalon që në minutat e para në avantazh me sulmuesin Plea, autor i një tripletë, për mos t’u ndalur më dhe duke i dhënë vetes shpresa konkrete për kualifikim.

Në grupin A, Atletico Madrid dhe Lokomotiva  e Moskës barazuan 1-1, në një grup të ekuilibruar që përfshin edhe Bayern Munich.