Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Dëshmia e aktivistit: Të prekurit me Covid në Korenë e Veriut po vdesin nga uria

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2020, 11:57 | Bota
Dëshmia e aktivistit: Të prekurit me Covid në Korenë e

Dëshmi tronditëse vijnë nga një aktivist në Korenë e Jugut, i cili raporton se të infektuarit me koronavirus në Korenë e Veriut janë duke vdekur nga uria në kampet e ngritura për karantinën.

Aktivisti i krishterë, Tim Peters, i cili drejton një organizatë bamirëse me seli në Seul shprehet për mediat se të dhënat që ai ka tregojnë se këto kampe karantine me persona të infektuar me Covid-19 janë ngritur në qytetet përgjatë kufirit kinez.

Sipas tij, njerëzit “e burgosur” aty shpeshherë lihen pa ushqim dhe pa trajtimin mjekësor të nevojshëm.

"Familjarët e personave të karantinuar në këto kampe sjellin shpeshherë ushqime dhe ilaçe për të afërmit e tyre. Ata blejnë çdo ilaç të mundshëm në farmaci dhe madje sjellin përgatitje artizanale me bimë medicinale", shprehet Peters, për “South China Morning Post”.

“Burimet e mia tregojnë se shumë njerëz nga këto kampe kanë vdekur nga uria dhe sëmundje të tjera të lidhura me të, përveç pandemisë”, shton ai.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani