Diego Maradona shtrohet në spital

11111 1100x620

Futbollisti legjendar, Diego Maradona është shtruar në spital.

Lajmi u konfirmua nga mjeku i tij personal, Leopoldo Luque, i cili bëri me dije se ish-lojtari argjentinas, i cili festoi ditëlindjen e 60-të të premten, u shtrua në një klinikë në qytetin e La Plata, rreth 60 kilometra nga Buenos Aires.

Luque përjashtoi mundëisnë që Maradona, i cili aktualisht është trajneri i Gimnasia y Esgrima de La Plata, po vuan nga Covid-19 ose probleme frymëmarrje.

Mjeku nuk sqaroi konkretisht diagnozën e Maradonës, por u mjaftua duke thënë se ai është shtruar për një kontroll të përgjithshëm.