“Duhet të votoni nesër”, FBI heton mbi telefonat që po mashtrojnë votuesit e shteteve kyçe

Zgjedhjet 1100x620

FBI po heton një ngjarje ende misterioze që ka ndodhur në disa shtete kuçe për zgjedhjet që po mbahen ditën e sotme.

Sipas autoriteteve, ka ndodhur një rritje  e madhe e telefonatave automatike që tentonin të bindnin votuesit për mos të shkuar të votojnë.

Arsyet ishin nga më të ndryshmet, por më e shpeshta ka të bëj me radhë të gjata. Shtetet ku telefonata të tilla janë më të shpeshta janë Miçigani, Pensilvania, Aioua dhe Florida.

“Telefonatat thonë që për shkak të radhëve duhet të shkohet të votohet nesër. Kjo gjë është një mashtrim, që tenton të mbysë lirinë e votës”, deklaroi prokurori i Miçiganit, Dana Nessel.