Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Gazetari austriak: Atentatori, shqiptar nga Maqedonia e Veriut

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2020, 10:47 | Bota

Atentatori që vrau katër persona dhe plagosi 17 të tjerë mbrëmjen e 2 nëntorit në Vjenë ishte një radikal islamik i lindur në kryeqytetin austriak e që kishte shfaqur dëshirë për t’iu bashkuar ISIS-it në Vjenë. Gazetari austriak, Florian Kenk, redaktor i gazetës “Falter”, shkori në Twitter se bëhet fjalë për një 20-vjeçar me origjinë shqiptare, Kurtin S., prindërit e të cilit kishin emigruar në Austri nga Maqedonia e Veriut.

Madje, sipas tij, ai ishte në listën e personave të listuar si radikalë nga agjencitë e inteligjencës në Austri, por nuk besohej se kishte aftësi të kryente një sulm të tillë, shtoi Klenk.

Nuk është ende e qartë nëse personi në fjalë është vrarë apo në arrati. Sipas Policisë austriake, të paktën një prej atentatorëve është vrarë, një tjetër është në kërkim, edhe pse sulmi mendohet të jetë organizuar nga 4 persona.

https://twitter.com/florianklenk/status/1323525909920555008

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani