Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Ish-bashkëshorti postoi fotografi me djalin e tyre, Megan Fox e akuzon publikisht

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2020, 10:20 | Showbiz

Aktorja Megan Fox, akuzoi publikisht ish-bashkëshortin, Brian Austin Green, se po përdor fëmijët për vëmendje në rrjete sociale.

Gjithçka nisi nga një fotografi në Instagram ku Brian shfaqej me djalin e tyre 4-vjeçar Journey, të dy të veshur me kostume për të festuar Halloween-in.

Përmes një komenti, dhe me një gjuhë larg diplomacisë, aktorja iu kundërvu duke shkruar:

"Pse duhet të jetë Journey në këtë postim? Nuk është e vështirë ta presësh foton, ose të zgjedhësh disa foto ku ato nuk janë. Unë gjithashtu kalova një super Halloween me ta, por siç mund ta vësh re, mungojnë në Instagram-in tim. E di që i do shumë fëmijët e tu, por nuk e kuptoj pse vazhdon t'i përdorësh për t'i postuar në Instagram. Të është fiksuar ideja dhe do të tregosh që unë jam një nënë e munguar ndërsa ti je babai më i dedikuar i vitit. Ti i mban ato gjysmën e kohës. Urime, je me të vërtetë qënie e mrekullueshme”.

Nga ana e tij, Green, nuk u përgjigj publikisht, por fshiu foton e postuar fillimisht dhe e rihodhi sërish, por kësaj here pa djalin.

Kujtojmë se ish-çifti konfirmoi ndarjen në maj të këtij viti, ndërkohë që aktorja prej muajsh është në një lidhje romantike me reperin Machine Gun Kelly.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu