Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

ISIS merr përsipër atentatin në Vjenë: Ai ishte ushtari ynë

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2020, 20:04 | Bota
ISIS merr përsipër atentatin në Vjenë: Ai ishte ushtari

ISIS ka marr përsipër atentatin e djeshëm në Vjenë, që shkaktoi 4 viktima dhe të plagosur të shumtë, të paktën 22.

Sipas ekspertëve të organizatës terroriste, ISIS ka shpërndarë në mjetet e saj të informacionit që Abu Dujana al-Albani, emrin arab i dhënë nga ISIS Kujtim Fejzullahit “ka kryer një sulm me pistoleta dhe thika si ushtarë i Kalifatit”.

Ndërkohë, janë 5 personat e arrestuar dhe 14 të ndaluar nga autoritetet austriake dhe zvicerane. Faktikisht dy persona u arrestuan pikërisht në Zvicër, të dyshuar si të lidhur me organizimin e sulmit.  

Ngjarja ndodhi pak orë para se të hynin në fuqi kufizimet e reja kombëtare, në përpjekjen për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Qytetarët po shijonin pije e ushqime jashtë, para shtetrrethimit në mesnatë. Terroristët kanë qëlluar me armë zjarri ndaj atyre që ishin ulur në bare e restorante në disa pika historike të qytetit.

https://a2news.com/2020/11/02/4-te-vdekur-nga-sulmet-ne-vjene-agresoret-ishin-simpatizante-te-isis/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli