Kapiteni legjendar i Romës infektohet me koronavirus

TOTTI LARGOHET NGA ROMA frame 891 1100x620

Francesco Totti rezulton pozitiv me Covid-19. Ish-kapiteni legjendar i Romës iu nënshtrua testit të tamponit, pas rritjes së temperaturës dhe shenjave të lodhjes trupore.

Sipas mediave italiane, edhe bashkëshortja e futbollistit të mirënjohur, Ilary Blasi është e infektuar, por nuk paraqet asnjë simptomë.

Më 12 tetorin e kaluar, Francesco Totti humbi të atin, pikërisht prej komplikacioneve të shkaktuara nga koronavirusi me sëmundjet bashkëshoqëruese. Edhe e ëma e Totit ishte prekur nga virusi, por në formë më të lehtë dhe pa i shkaktuar komplikacione.