Koronavirusi bën të mundur të pamundurën: Burger King, reklamë për McDonald’s

burger 600x338

Që viti 2020 është një vit që do ta mbajmë mend gjatë, për këtë jemi dakord të gjithë. Pandemia e Covid-19 na ka bërë të shikojmë gjëra që as nuk i kishim imagjinuar.

Koronavirusi ka ndikuar në çdo aspekt të jetës sonë dhe madje ka shkuar deri aty sa t’i japë fund luftës së gjigantëve të ushqimit të shpejtë: Burger King dhe McDonald’s. Arsyeja është se të dyja kanë pësuar goditje të fortë nga pandemia.

Për herë të parë në histori, Burger King u ka kërkuar klientëve të tij që të porosisin ushqim te kundërshtari i tyre i përjetshëm, McDonald’s.

Në një postim në Twitter, Burger King shkruan: “POROSISNI TE MCDONALD’S. Kurrë nuk do ta kishim menduar se do t’ju kërkonim diçka të tillë. Restorantet po largojnë shumë punonjës dhe në këtë moment kanë nevojë për mbështetjen tuaj. Kështu që, nëse doni të ndihmoni, porosisni ushqim në shtëpi. Porosisni nga KFC, Subway, Domino’s Pizza, Pizza Hut, Five Guys, Greggs, Taco Bell, Papa John’s, Leon… ose nga çdo restorant tjetër që nuk kemi përmendur më sipër”.

Në fund të postimit, nuk mund të mungonte edhe pak reklamë për veten: “Të porosisësh një Whopper është gjithmonë opsioni më i mirë, por edhe një Big Mac nuk është keq”.