Koronavirusi “pushton” skuadrat e Ajax-it dhe Dinamo Kiev-it

1 14 600x338

Skuadrat e futbollit të Ajax-it dhe Dinamo Kiev-it, janë prekur nga raste të shumta pozitive me Covid-19, përpara ndeshjeve të tyre në Champions League.

Ajax njoftoi të hënën se 11 nga lojtarët e tij ishin testuar pozitivë ndaj klubit holandez do të udhëtojë për ndeshjen e radhës kundër FC Midtjylland, në Danimarkë me vetëm 17 lojtarë.

Sipas rregullave të UEFA-s, Ajax duhet të luajë ndeshjen nëse ka në dispozicion 13 ose më shumë lojtarë të ekipit të parë.

“Ka lojtarë që mund të luajnë në Holandë, por nuk morën leje për të luajtur në Danimarkë dhe është pak e çuditshme,” tha menaxheri i Ajax, Erik ten Hag gjatë një konference shtypi, të hënën.

“Ata nuk kanë simptoma ose ankesa. Unë kam shpresë të madhe që ata mund të luajnë, por nuk jam i sigurt “, shtoi ai.

Po ashtu, edhe gjashtë lojtarë dhe pesë anëtarë të stafit të Dinamo Kiev janë konfirmuar si të infektuar me Covid-19 përpara ndeshjes në Champions League, kundër gjigantit spanjoll, Barcelona.