Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Krimi zgjedhor te SPAK, OSBE: Hetim vetëm korrupsionit aktiv të zyrtarëve

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2020, 15:11 | Aktualitet
Krimi zgjedhor te SPAK, OSBE: Hetim vetëm korrupsionit aktiv të

Si pasojë e dakordësisë së "5 qershorit" me opozitën jashtëparlamentare, SPAK-ut i kalon në kompetencë hetimi i korrupsionit aktiv dhe pasiv në zgjedhje.

Por, ndërsa deputetët po i diskutojnë ligjet e marrëveshjes në Kuvend, në një shkresë të 5 tetorit, OSBE sugjeron që këto krime të ndahen dhe struktura e posaçme antikorrupsion të hetojë vetëm korrupsionin aktiv në zgjedhje.

Thënë ndryshe, tentativat e njerëzve të partive apo kandidatëve për deputet apo kryebashkiakë për të korruptuar zgjedhësit, dhe jo anasjelltas.

“Ligjvënësi mund të konsiderojë mundësinë e ndarjes së këtyre veprave duke kaluar në kompetencën e SPAK vetëm veprat penale të korrupsionit aktiv në zgjedhje. Përfshirja e kësaj vepre në kompetencat e SPAK përfaqëson edhe më tepër lidhje logjike me veprimtarinë dhe kompetencat aktuale të SPAK.”

Burimet e SPAK të përqëndruar në Tiranë, janë të pamjaftueshme në krahasim me prokuroritë e zakonshme të shpërndara në çdo rreth. Vetë drejtuesi i SPAK njofton Kuvendin, më 2 tetor se mbështet hetimin e krimit zgjedhor, por duhen më shumë prokurorë dhe hetuesve të Byrosë Kombëtare të hetimit. Ajo që Arben Kraja kundërshton me forcë, ndërhyrjen në ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, sipas të cilës, drejtuesi i prokurorisë do të ketë pjesë të vlerësimit të tij edhe mënyrën si janë trajtuar çështjet e krimit zgjedhor, nga vartësit e tij.

“Është absurde të vendosësh kriter vlerësimi për Drejtuesit e Prokurorive mënyrën e zgjidhjes së çështjeve që prekin zgjedhjet e lira, nga prokurorët, të cilët bazuar në Kushtetutë, janë të pavarur në vendimmarrjet e tyre.”

Prokurori i përgjithshëm, Olsian Çela është kundër ndryshimit ligjor që parashikon që drejtuesit e prokurorive të rretheve apo dhe SPAK-ut të drejtojnë personalisht çështjet që kanë bërë krimin elektoral, me argumentin e cenimit të pavarësisë së vendimmarrjes nga prokurorët e  çështjes. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë