Kundër mësimit online, studentët sot sërish në protestë

MB PROTESTAT frame 70 1100x620

Studentët do të dalin sërish sot në protestë, në kundërshtim të vendimit të Ministrisë së Arsimit për ta kaluar online mësimin në fakultete.

Gjatë protestës së djeshme studentët konfirmuan se kjo formë nuk ka asnjë rezultat pasi është provuar gjatë vitit të mëparshëm akademik.

Vazhdon të mbetet problem edhe ana financiare pasi shumë studentë kanë paguar në paradhënie ambientet ku do banonin gjatë këtij viti.

Ministrja Kushi nga ana tjetër pohoi se edhe pse ishte një vendim i vështirë, ai duhej marrë pasi Shqipëria nuk është vendi i vetëm që ndjek këtë hap.