Lulzim Basha dënon sulmet në Vjenë: Jemi pranë popullit austriak në këto momente

Lulzim Basha Selia e PD Koronavirusi 1100x620

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dënuar ashpër sulmin terrorist në Vjenë i cili iu mori jetën disa qytetarëve të pafajshëm.

Përmes një postimi në Twitter, kreu i opozitës shprehu solidaritetin me popullin dhe autoritetet austriake në këto momente të vështira

“Dënoj ashpër sulmin terrorist frikacak kundër jetëve të pafajshme në Vjenë. Mendimet dhe lutjet e mia janë me familjet e viktimave. Shqipëria qëndron fort në solidaritet me popullin dhe autoritetet austriake”, u shpreh Basha.