“Lumë” golash në Champions, Reali fundos Interin, Bayern luan “tenis”, super Jota për Liverpool

Real 1100x620

Real Madrid fiton 3-2 kundër Interit në një ndeshje plot emocione dhe gabime. Pikërisht një gabim i tillë i mbrojtësit Hakimi, një ish në këtë përballje, i “dhuron” golin  madrilenëve në minutën 25. Reali dyfishon shifrat me Sergio Ramos, por në fund të pjesës së parë “zgjohet” Lautaro Martinez që ngushton rezultatin pas një aksioni të bukur.

Në pjesën e dytë Interi arrin barazimin me Perisic, por në fundin e ndeshjes është një goditje e fuqishme e Rodrygo në zonën e rreptësisë që i jep tre pikë të arta spanjollëve në grupin A, ndërkohë që për djemtë e Antonio Conte fati i Champions League në këtë sezon duket më i zi sesa i kaltër.

Në grupin B, Bayern Munich fiton në transfertë me rezultat të  gjerë me Salzburgun, 2-6,  por që nuk tregon deri në fund vështirësitë e një ndeshje që shihte ekipet në barazim 2-2 deri në golin e Boateng në minutën e 79-të.   

Në grupin D, Liverpool shkatërron Atalantën në transfertë 0-5 falë performancës super të portugezit Diogo Jota, autor i tre golave, ndërkohë që në grupin C, Porto fiton lehtësisht 3-0 me Marseille.