Nga vrasja e Soleimani-t, te normalizimi i marrëdhënieve në Lindjen e Mesme, politika e jashtme e Trump në vitin elektoral

Nga sulmi me raketa nga forcat amerikane, mbeti i vrarë shefi i forcave kurde, Qasem Soleimani. Lajmi u konfirmua nga Pentagoni  më 2 janar të këtij viti, duke shtuar edhe se Sulejmani ishte aktiv kohët e fundit duke planifikuar një sulm mbi bazën amerikane në Irak dhe Lindjen e Mesme.

Televizioni irakian “Ahad TV” transmetoi më 3 janar, pamjet që tregonin sulmin e forcave amerikane, që shkaktoi vdekjen e komandantit Sulejmani në aeroportin e Bagdadit.

Grupet paramilitare irakiane thanë më 3 janar se 3 raketa goditën Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit, duke vrarë 5 anëtarë të grupeve paramilitare të Irakut dhe 2 “të ftuar”. Raketat ranë shumë pranë terminalit të bagazheve, duke djegur 2 automjete, duke vrarë e plagosur dhjetëra vetë. Në mbarë vendin nisën protesta të dhunshme, kundër Amerikës.

Presidenti Trump tha se Shtetet e Bashkuara shënjestruan 52 “site” iraniane, mes tyre edhe një qendër shumë të rëndësishme për kulturën iraniane dhe do të sulmojë sërish me raketë në qoftë se Irani sulmon asetet amerikane apo amerikanët, në përgjigje të vrasjes së komandantit Qasem Soleimani.

Irani nisi një sulm mbi forcat amerikane në Irak, bëri të ditur më 7 janar, ushtria amerikane, duke shtuar se Teherani qëlloi mbi një duzinë me raketa balistike nga territori Iranian drejt së paku 2 bazave ushtarake amerikanë dhe personelit të tyre.

Më 8 janar, presidenti amerikan Donald Trump tha se sulmi me raketa iraniane në bazat amerikane në Irak nuk shkaktoi lëndimin e asnjë trupe të stacionuar atje dhe dëmet materiale ishin minimale, por burimet thanë se Teherani tentoi të tregojë forcën dhe të përshkallëzojë situatën.

“Për sa kohë unë të jem president i Shteteve të Bashkuara, nuk do ta lejojmë Iranin që të ketë një armë nukleare. Mirëmëngjesi. Jam i nderuar t’ju informoj juve, populli im amerikan, se duhet të jeni ekstremisht mirënjohës dhe të lumtur. Asnjë amerikan nuk u lëndua në sulmin e mbrëmshëm nga regjimi Iranian. Nuk pësuam asnjë humbje. Ushtarët tanë janë të sigurtë dhe dëmet ishin minimale në bazat tona ushtarake”, shprehej Trump.

Efektet satelitore shfaqën pamjet e dëmeve që kishin shkaktuar raketat iranine mbi bazat amerikane, në orët e para të mëngjesit të 8 janarit.

“Teksa ne përpiqemi të shqyrtojmë opsionet tonë në përgjigje të agresionit Iranian, Shtetet e Bashkuara do të vendosin menjëherë sanksione ekonomike ndaj regjimit Iranian. Këto sanksione të fuqishme, do të qëndrojnë në fuqi derisa Irani të ndryshojë sjellje”, shprehej Trump.

Lideri supreme i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei tha me 8 janar, në një fjalim të mbajtur live në televizion, se sulmi raketa i Teheranit mbi shënjestrat amerikane në Irak ishin një shuplakë në fytyrë për Shtetet e Bashkuara, që tashmë do të duhet të tërheqë çdo forcë ushtarake nga rajoni.

Trupi i gjeneralit të vrarë, Qasem Soleimani, u varros në qytetin e tij të lindjes, në Kerman të Iranit, më 8 janar. Trupi i tij u dërgua në disa vende të shenjta për myslimanët shiitë në Iran dhe Irak, sikurse edhe në kryeqytet, Teheran, përpara se trupi i tij i djegur të prehej të varreza, në seksionin e martirëve, sipas agjencisë zyrtare ISNA.

Një avion ukrainas u shkrumbua nga flakët, fill pasi ishte ngritur nga aeroporti i Teheranit, më 8 janar, duke shkaktuar vdekjen e 176 personave në bord.

“Sulmi ynë i 8 janarit kundër bazës ajrore në Irak, nga ku një grup i armatosur sulmoi dhe vrau martirin Solejmani, ishte masa e duhur dhe përgjigja e përshtatshme ndaj një sulmi terrorist”, shprehej Majid Takht Ravanchi, ambasador i Iranit, OKB.

Shtetet e Bashkuara vendosën edhe sanksione të tjera ndaj Iranit më 10 janar, në shenjë hakmarrje ndaj sulmeve me raketë nga forcat amerikane në Irak gjatë javës dhe u zotua se do ti shtrëngojë edhe më shumë marrëdhëniet ekonomike me Teheranin zyrtar, teksa ky i fundit vijoi ti përshkruante këto vendime, si akte terroriste.

Më vonë, Irani shfaqet në faj dhe ipenduar për atë që e quajti një sulm aksidental mbi avionin ukrainas. Pendesën dhe keqardhjen e shprehu në televizion presidenti Iranian Hassan Rouhani, pasi Irani pranoi më 11 janar se ushtria e saj kishte qëlluar një avion duke shkaktuar vdekjen e 176 personave në bord, duke e cilësuar ngjarjen një gabim shkatërrimtar, duke theksuar se forcat mbrojtëse irajiane qëlluan gabimisht, pasi ishin prej ditësh në alarm pas sulmeve amerikane.

Shtetet e Bashkuara dhe Kina nënshkruan një marrëveshje të re tregtare më 15 janar, që do të fshinte disa tarifa tregtare dhe do të nxiste blerjet kineze mbi të mallrat dhe shërbimet amerikane, duke i dhënë fund kështu një konflikti 18 mujor mes dy ekonomive më të mëdha në botë.

“Sot kemi hedhur një hap të rëndësishëm, një hap që kurrë më parë nuk është ndërmarrë me Kinën, për të ecur përpara drejt të ardhmes së drejtë dhe tregtisë reciproke, teksa ne firmosim një marrëveshje tregtare historike mes SHBA dhe Kinës. Së bashku, ne po rregullojmë çdo gabim të së shkuarës dhe po ecim përpara me drejtësi ekonomike dhe siguri për punëtorët, fermerët dhe familjet amerikane”, shprehej Trump.

Më 18 mars, Donald Trump mbrojti përshkrimin që i kishte bërë koronavirusit, kur i kish thënë “Virusi kinez”, pavarësisht shqetësimeve se disa amerikanëve se presidenti kishte bërë një ofendim etnik.

“Kam një dashuri të jashtëzakonshme për çdo qytetar të këtij vendi. Por siç ju e dini, Kina, në një pikë, ndoshta tani ka ndaluar, thoshte se virusi është shkaktuar nga ushtarët amerikanë. Kjo s’mund të ndodhë. S’do ndodhë kurrë. Sa kohë të jem unë president. Virusi ka ardhur nga Kina”, shprehej Trump.

“Duhet të përmbahemi nga lidhja e virusit me një vend të veçantë, një shtet të veçantë sepse sigurisht që kjo nuk është një qasje konstruktive dhe mund të kthehet kundër në atë çka po përpiqemi të bëjmë të gjithë bashkë”, shprehej Wang Xiaolong, ministër i Ekonomisë së Kinës.

Më 30 prill, Presidenti amerikan Donald Trump tha se ishte e mundur që Kina e ka lejuar vetë që virusi të përhapet përtej kufijve të saj, duke mos bërë asgjë për ta parandaluar, teksa retorika akuzuese ndaj Pekinit po ashpërsohej.

Presidenti amerikan Donald Trump tha më 14 prill se ka udhëzuar administratën e tij që përkohësisht të pezullojë fondet e saj për Organizatën Botërore të Shëndetësisë, për të shkak të mënyrës së saj, sipas Trump të gabuar, të menaxhimit të pandemisë.

“Sot kam udhëzuar administratën time që të ndalojë financimin për OBSH deri sa të kemi raport të plotë sesi Organizata i ka përdorur asetet e saj dhe rolin e saj në keqmenaxhimin e pandemisë dhe pamundësinë për të frenuar përhapjen e saj”, shprehej Trump.

Trump dhe Lindja e Mesme

“Vizioni im është një mundësi fitimprurëse për të dy vendet. Një zgjidhje reale dy-palëshe, që zgjidh rrezikun e shtetësisë palestineze deri tek siguria e Izraelit. Sot Izraeli ka bërë një hap gjigand drejt paqes. Dje, kryeministri Netanyahu më informoi se dëshiron që të miratojë vizionin mbi bazën e negociatave direkte dhe them se gjenerali arriti të miratojë, marrëveshjen historike me Palestinën. Sipas këtij vizioni, Jeruzalemi do të mbetet kryeqyteti i pandarë dhe shumë i rëndësishëm i Izraelit”, shprehej Trump.

“Ne e kujtojmë 28 janarin e 2020. Sepse në këtë ditë ju u bëtë lideri i parë botëror që njohët sovranitetin e Izraelit mbi zonat në Judea dhe Samaria, që janë jetësore për sigurinë dhe qendër e pasurisë sonë. Dhe në këtë ditë, ju na siguruat një të ardhme brilante, brilante për Izraelin, Palestinën dhe rajonin, duke prezantuar një rrugë reale drejt një paqeje jetëgjatë”, shprehej Benjamin Netanyahu, kryeministër i Izraelit.

Presidenti palestinez Mahmud Abaz e quajti më 28 janar, planin e presidentit amerikan, thjesht një konspiracion të radhës dhe i tha Trump dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu, se të drejtat e popullit të tij nuk janë në shitje.

“I them partnerëve Trump dhe Netanjahu: Jeruzalemi nuk është në shitje. Asnjë e drejtë e jona nuk është shitje. Ne nuk jemi për Pazar. Dhe marrëveshjet tuaja, konspiracionet tuaja, nuk do të kalojnë kaq lehtë”, shprehej Mahmoud Abbas, president i Palestinës.

Më 31 janar, nisësh përleshjet, mes palestinezëve që protestonin kundër planit të paqes së presidentit amerikan dhe ushtrisë izraelite.

Zyrtarë amerikanë dhe izraelitë mbërritën në Emiratet e Bashkuara Arabe më 31 gusht, në një udhëtim historik që do të finalizonte një pakt, që shënjoi edhe rivendosjen e marrëdhënieve mes Izraelit dhe shteteve të gjirit. Ata I thanë Palestinës se tani është koha e duhur për ta, për të negociuar për paqen.

Emirate e Bashkuara Arabe dhe Bahreini firmosën disa marrëveshje me 15 shtator, për të normalizuar marrëdhëniet me Izraelit, duke u shndërruar në vendet e radhës arabe që ndërprisnin një tabu që ishte kthyer në traditë prej shumë kohësh, në një besim strategjik të vendeve të lindjes së mesme, kundër Iranit.

Më 15 shtator, palestinezët mbajnë protestat e radhës, kundër marrëveshjes mes Izraelit, Emirateve të Bashkuara Arave dhe Bahreinit, që do të normalizonte marrëdhëniet mes këtyre vendeve, me ndërmjetësimin e SHBA-së.

Presidenti afgan Ashraf Ghani e mirëpriti periudhën 7 ditore pa dhunë në Afganistan, më 21 shkurt të këtij viti, duke e quajtur armë-pushimin, një hap thelbësor përpara, me shpresën për paqe më afatgjatë.

2 ditë më vonë, më 23 shkurt, presidenti Trump tha se po mendon që të firmosë një marrëveshje me talebanët, për t’i dhënë fund njëherë e mirë konfliktit në Afganistan.

“Shikoni, talebanët kanë më shumë se një dekadë që luftojnë. Prej 19 vitesh janë atje. Ne jemi si forca e kontrollit të ligjit. Ne mendojmë se ata duan një marrëveshje. Ne duam një marrëveshje. Mendoj se kjo do të funksionojë. Do ta shohim. Jemi në një periudhë pritjeje, jemi të sigurtë që nuk është një periudhë e dhunshme. Ka kaluar vetëm një ditë e gjysmë. Do të shohim çfarë do të ndodhë por njerëzit duan një marrëveshje. Dhe mendoj se këtë duan edhe talebanët. Ata janë lodhur së luftuar”, tha Trump.

Dhe marrëveshja erdhi. Shtetet e Bashkuara firmosën një pakt historik me kryengritësit talebanë më 29 shkurt, sipas së cilës ushtarët e huaj do të largoheshin përfundimisht nga Afganistani. Brenda 14 muajve në vijim dhe kjo do ti jepte fund luftës prej gati 2 dekadash atje. Shefi I politikës së talebanëve, Mullah Abdul Ghni Baradar i bëri thirrje të gjitha fraksioneve në Afganistan që të respektojnë marrëveshjen me SHBA.

Më 29 shkurt, Presidenti Donald Trumpo tha se ai personalisht do të takonte liderët e talebanëve në një të ardhme të afërt dhe do të refuzonte çdo kritikë për marrëveshjen që SHBA-të nënshkruan me kryengritësit afganë.

Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo më 23 mars, njoftoi planin për reduktim të ndihmës amerikane prej 1 miliard dollarësh për Afganistanin, pasi dështoi të bindë presidentin afgan Ashraf Ghani dhe armiqtë e tij politikë qe ti jepnin fund armiqësisë, që do të ndikonte në vendosjen e paqes, siç u dakordësua me SHBA-në më herët.

Një kamion i mbushur me eksplozivë, shpërtheu shumë pranë një gjykatë në lindje të qytetit afgan të Gardez, më 14 maj, duke vrarë 5 vetë, në një sulm të marrë përsipër nga kryengritësit talebanë. Sipas ministrisë së mbrojtjes afgane, 20 persona të tjerë, mes tyre 15 civilë, mbetën të plagosur. Zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid, tha përmes një deklarate, se grupi rebel ishte përgjegjës për sulmin.

Presidenti afgan Ashraf Ghani dhe rivali i tij Abdullah Abdullah firmosën një marrëveshje për ndarjen e fuqisë, më 17 maj, për ti dhënë fund konfliktit të gjatë politik, një hap që mund të një hap që mund të zbusë përpjekjet për t’i dhënë fund luftës afatgjatë të vendit.

Uashingtoni u ndje i zhgënjyer nga rritja e tensioneve dhe ngërçit mes dy burrave, kjo edhe pasi sekretari i shtetit Mike Pompeo udhëtoi drejt Kabulit në mars, për të ndërhyrë në bisedime. Uashingtoni kishte shpallur ndërkohë planin për të reduktuar me 1 miliard dollar ndihmën financiare, vetëm sepse mes liderve nuk ishte arritur një marrëveshje.

Një tjetër makinë-bombë shpërtheu shumë pranë një baze ushtarake në distriktin afgan të Balkh, herët në mëngjesin e 25 gushtit, duke vrarë 3 vetë, në një tjetër sulm të marrë përsipër nga kryengritësit talebanë. Sipas njoftimit të ministrisë afgane të mbrojtjes, 41 vetë mbetën të lënduar nga sulmi.