Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Nis izolimi në Selanik, qytetarët protestë kundër kufizimeve

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2020, 08:32 | Ballkani
Nis izolimi në Selanik, qytetarët protestë kundër kufizimeve

Greqia vendosi izolimin e Selanikut dhe zonave përreth si pasojë e koronavirusit.

Duke nisur prej orës 6 të mëngjesit të sotëm ndalohen aktivitetet e panevojshme, përjashtuar këtu marketet, furrat e bukës dhe farmacitë.

Ndalohet qarkullimi në rrugë pa një vërtetim dhe transporti për në ambientet e punës do të bëhet vetëm me leje te posaçme. Shkollat do qëndrojnë hapur, por gjimnazet dhe sistemi universitar duhet të aplikojnë mësimin online.

Ky izolim është i ndarë me dy fasha orare që i takojnë ditës dhe natës dhe do të qëndrojë në fuqi për 14 ditë për të parë nëse do të ketë përmirësim në gjendjen me pandeminë.

Mbrëmjen e djeshme qindra qytetarë dolën në protestë kundër masave të qeverisë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli