Një vit pas rindërtimit, PD: Vetëm 48 shtëpi në 3,389 të dëmtuara

selia pd 1100x620

Partia Demokratike reagoi për procesin e rindërtimit përmes shefit të kabinetit të Lulzim Bashës, Dorian Teliti, duke deklaruar se fakti është që një vit pas tërmetit, Edi Rama ka ndërtuar gjithsej 48 shtëpi nga 3 mijë e 389 të dëmtuara, 1.4% e totalit.

PD thotë se në Thumanën e goditur më rëndë nga tërmeti, nuk ka ndërtuar asnjë shtëpi apo godinë publike, ndërkohë që në shtator u përgjysmua financimi në buxhetin 2020 për fondin e rindërtimit akorduar për Fondin Shqiptar te Zhvillimit.