Pandemia, pozitiv ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi

Klosi 1100x620

Ministri i Turizmit dhe i Mjedisit Blendi Klosi ka rezultuar pozitivë nga COVID-19. Lajmin e bën të ditur vetë ministri me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Të nderuar miq. Pas testimit për COVID 19, rezultova pozitiv. Me nisjen e trajtimit dhe karantinimit sipas protokolleve, gjej rastin të ritheksoj rëndësinë e respektimit të të gjitha masave të rekomanduara nga ekspertët e shëndetësisë, për parandalimin e përhapjes. Ju uroj të gjithëve shëndet”, ishin fjalët e Klosit.